Tre avionë me mbi 100 turistë nga Polonia mbërrijnë në Shqipëri!

Tre avionë me mbi 100 turistë nga Polonia kanë mbërritur sot në vendin tonë. Ata u pritën nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Në fjalën e tij ai tha se ky është një vit jashtëzakonisht i vështirë për turizmin, por charterat janë një mundësi e mirë në mënyrë që turizmi të vijojë.

“Është realisht një vit jashtëzakonisht i vështirë por ne shpresojmë që ky biznes, biznesi i turistëve të orientuar me avionë chartera të vazhdojë siç ka nisur nga Bjellorusia, Ukraina, po ashtu Polonia dhe vendet e tjera të zonës baltike dhe me shpresë që të kemi përmirësim edhe me zonën skandinave, pasi kjo do të krijoj një bazë të mirë për një sezon të mbijetesës në vitin 2020.

Thashë që është shumë e rëndësishme që të kërkojmë të gjithë së bashku që jo vetëm që duhet bërë biznes, por jeta e njerëzve në radhë të parë është kryesorja dhe për këtë operatorët turistik kanë qenë të mirëinformuar për kushtet dhe protokollet e përcaktuara nga ministria e shëndetësisë.

Është një vit i vështirë, por edhe brenda vështirësive të këtij viti do të kemi turistë”, u shpreh Klosi!