FOTO LAJM/ Thyen rregullat në sfidën Delvina-Butrinti, grumbull tifozësh ndjekin ndeshjen

Ka nisur në orën 13:30 derbi mes Delvinës dhe Butrintit.

Një takim që ka gjithnjë interes në të dyja qytetit, për shkak të rivalitetit që sjell ky duel.

Edhe pse është e ndaluar që ky takim të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë, në stadiumin e Delvinës ka ndodhur e kundërta.

Sicc shihet dhe në fotot, pjesa mbrapa portës, ajo përballë si dhe jashtë stadiumit ka një grumbull të madh tifozësh që janë duke ndjekur takimin.

Dhe pse shifrat e koronavirusit mbeten të larta, kjo nuk ka sjellë një ndërgjegjsim tek qytetarët që vijojnë të mos respektojnë masat.

E njëjta gjë ndodh dhe në stadiumin e Delvinës. /Sarandanews.com/