Rekord infektimesh në Shqipëri: 381 raste të reja me Covid dhe 5 humbje jete

Shqipëria ka shënuar sot ditën me më shumë infektime të reja, por edhe me më shumë të vdekur nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 381 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 5 qytetarë.

Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 106 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Raportimi zyrtar:

COVID-19 – Statistika (3 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 381
Të shëruar ne 24 orë 106
Të shtruar në spitale 336
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1684

Testime totale 129,822
Raste pozitive 21,904
Raste të shëruara 11,473
Raste Aktive 9,899
Humbje jete 532