Adrian Gurma për Hariz Memen: I dallohej qartazi, mirësia, ndershmëria, e blertë i qoftë lëndina

Kryebashkiaku Sarandës, Adrian Gurma, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Hariz Memes.

“I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Hariz Memës,qytetarit të devotshëm, biznesmenit të suksesshëm e politikanit korrekt.

I dallohej qartazi, mirësia, ndershmëria, mirëkuptimi e respekti i ndërsjellë për këdo.
Ngushëllime familjes,të afërmve,miqve e bashkëpunëtorëve të tij.

E blertë i qoftë lëndina!”, shkruan Gurma.