Vijon operacioni i policisë bashkiake, kryhet lirimi i hapësirave nga ndërtimet e paligjshme në Manastir

Ka vijuar edhe këtë të hënë operacioni i policisë bashkiake të Sarandës. Paraditen e së hënës është bërë lirimi i hapësirave nga ndërtimet e paligjshme të ndërtuara me profile hekuri por edhe me material druri në Manastir, ku është bërë ditë më parë prishja e dy objekteve.

Operacioni u realizua pa pasur asnjë konflikt nga qytetarë që kanë bërë këto ndërtime, natyrisht me synimin për t’u ligjëruar toka e zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Operacioni i policisë bashkiake do të vijojë edhe në ditët në vijim, deri në lirimin e gjithë hapësirava të okupuara në gjithë bashkinë.