PD Sarandë: Fituesi i tenderit për plehrat është nipi Sadri Abazit, me ardhjen në pushtet të opozitës përgjegjësit do japin llogari

Kreu i PD Sarandë, Hariz Mema, ka reguar pas fitimit të tendrit nga kompania ALKO-IMPEX General Construcion për pastrimin e plehrave në Sarandë.

Mema shkruan se bashkia Sarandë ia kanë dhënë si qokë e dhuratë deputetit të Partisë Socialiste Sadri Abazit në emër të nipit të tij.

“Bashkia e Sarandës dhe taksat e qytetarëve të qytetit tonë kanë rënë preh e një kryetari bashkie të babzitur e shpërdorues.

Adrian Gurma dhe çeta e tij kanë firmosur tenderin e pastrimit, të cilin ia kanë dhënë si qokë e dhuratë deputetit të Partisë Socialiste Sadri Abazit në emër të nipit të tij.

Qytetarët e Sarandës duhet të ngrihen të kërkojnë llogari ku venë taksat e tyre, ato duhet të shkojnë për të mira publike, për shëndetësinë, për të shtuar shtretërit e tamponët e pse jo dhe respiratorë në spitalin e Sarandës, jo për të mbushur xhepat e deputeteve dhe klientëve të bashkisë.

I bëj thirrje prokurorisë të hetojë këtë vepër kurruptive, ta ndaloj atë në kohë dhe siguroj qytetarët e Sarandës se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike përgjegjësit do të japin llogari një më një”, shkruan Mema. /Sarandanews.com/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *