Pezullohet porti i Vlorës, transporti i mallrave vetëm përmes Durrësit me 40%

Kompanitë e transportit të mallrave në Vlorë, duhet të nisin kamionët drejt Italisë vetëm përmes portit të Durrësit.

Vendimi për mbylljen e portit të qytetit të tyre për shkak të koronavirusit, ka sjellë rritjen e kostos me të paktën 40 për qind.

Porti i Durrësit prej më shumë se një jave ka ulur traun edhe për transportin e kamionëve.

Shkak për këtë është bërë mos plotësimi i kushteve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.Ndaj dhe me  urdhër të ministrisë së shëndetësisë transporti realizohet vetëm përmes portit të Durrësit.

Një vendim i tillë ka sjellë penalizimin e kompanive të transportit ndërkombëtar.

Përfaqësuesit e tyre për Ora News shprehet se Biletat e udhëtimit për ta është 40 për qind më shtrenjtë nga 700 euro në 1100. Kostos i shtohet dhe rruga, por dhe qëndrimi deri në nisjen drejt Italisë.

Për situatën përfaqësia e kompanive të transportit ndërkombëtar në Vlorë, bën të ditur se janë informuar deputetët e zonës, prefekti dhe kryebashkiaku.

Por pavarësisht situatës ende nuk ka asnjë zgjidhje.