Mbyllet kopshti në Gjirokastër, dyshohet se gjysma e stafit janë të prekur me Covid-19
Kopshti “Soros 1” në Gjirokastër është mbyllur pasi dyshohet se gjysma e stafit të edukatorëve dhe stafit mbështetës janë të prekur me Covid-19.
Lajmi u bë i ditur nga Drejtoria e Arsimit në Bashkinë Gjirokasër, e cila ka konfirmuar se kopshti do të qendrojë i mbyllur deri me datë 30 nëntor.
Gjatë kësaj periudhe 15-ditore do të bëhet e mundur dizenfektimi i ambjenteve dhe monitorimi i situatës.