Mbyllet kopshti në Gjirokastër, dyshohet se gjysma e stafit janë të prekur me Covid-19

Kopshti “Soros 1” në Gjirokastër është mbyllur pasi dyshohet se gjysma e stafit të edukatorëve dhe stafit  mbështetës janë të prekur me Covid-19.

Lajmi u bë i ditur nga Drejtoria e Arsimit në Bashkinë Gjirokasër, e cila ka konfirmuar se kopshti do të qendrojë i mbyllur deri me datë 30 nëntor.

Gjatë kësaj periudhe 15-ditore do të bëhet e mundur dizenfektimi i ambjenteve dhe monitorimi i situatës.