25 vjet pa tapi/ Në rrethinat e Tepelenës mungesa e certifikatës së pronësisë shkak për konflikte

Disa dhjetëra banorë të rrethinave të Tepelenës kanë marrë pas të paktën 25 vitesh certifikatat e pronësisë për tokën.

Procesi i zvarritur në dekada ka pamundësuar përdorimin e duhur të tokës dhe ka nxitur konflikte të shumta pronësie. Një prej banorëve tha se pritja për të marrë dokumentin që e bën pronar për tokën e ndarë me ligjin 7501 i ka kushtuar pjesën më vitale të jetës.

Afati zyrtar për regjistrimin e tokës bujqësore përfundoi më 7 nëntor por është duke u vlerësuar mundësia e shtyrjes.

Zyrtarisht thuhet se procesi është duke u përmbyllur në të gjithë Shqipërinë por në qarkun e Gjirokastrës janë qindra ngastra të pacertifikuara ende për probleme që lidhen me mbivendosje, moskorrespondim të hartave me terrenin dhe nevojën e rilevimeve të reja topografike.