Përçahet PD Sarandë, Hariz Mema sulmon Ilir Nikollën: Ka shkelur interesat e demokratëve

Hariz Mema, kreu i degës së PD Saradnë i cili iu tremb garës për të kandiduar si deputet nga frika e mos mbështetjes, ka reaguar pas mbylljes së proçesit të votimit në këtë degë.

Pavarsisht se dega e PD Sarandë konfirmoi të gjithë kandidatët, Mema ka sulmuar ashpër Ilir Nikollën.

Mema shprehet se Ilir Nikolla është një njeri që në mënyrë permanente ka shkelur Statutin, Programin dhe interesat e Demokratëve

“Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën e Sarandës!!

Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në këtë proces të anëtarëve të Partisë.

Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.

Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:

Nga 970 anëtarë me të drejtë vote votuan 461 prej tyre, nga të cilat 42 vota u konsideruan të pavlefshme.

Anëtarësia tregoi maturi duke ndëshkuar me 188 vota kontestuese ( dhe rreth 20 vota që u konsideruan të pavlefshme, por që ishin qartazi kontestuese për të) Kandidatin që ka shkelur në mënyrë permanente Statutin, Programin dhe interesat e Demokratëve z.Ilir Nikolla!!

Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Sarandës janë të bashkuar dhe në aleancë edhe me qytetarët dhe Socialistët e ndershëm të Sarandës do të mundin të keqen (Rilindjen) dhe do t’i sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Respekt dhe mirënjohje për çdo anëtarë!”, shprehet Hariz Mema. /Sarandanews.com/