Sarandë, riparohet tubacioni i ujit pas dëmtimit gjatë mbrëmjes së djeshme

Tubacioni i ujit të pijshëm në qendër të Sarandës ka pësuar një çarje gjatë mbrëmjes së djeshme, duke bërë që ujit të vërshonte në rrugën Skërnderbeu dhe rrugën e Flamurit.

Pavarësisht se fillimisht u krijua një konfuzion se ujërat vinin nga shpërthim i kanalizimit të ujërave të zeza, gjatë ditës së sotme me ndërhyrjen e punonjësve të Ujësjellës Kanalizimeve Sarandë është qartësuar se ujërat vinin nga tubacioni i ujit të pijshëm dhe duke u përzier me rërën e shtresës poshtë gurëve të shtruar në rrugë, jepnin idenë se ujërat vinin nga pusetat e ujërave të zeza.

Riparimi i tubacionit të dëmtuar, ka lënë pa furnizim me ujë disa zona në qendër të qytetit.