Grabitet një dyqan në Përmet, arrestohet autori

Një grabitje ka ndodhur gjatë natës së kaluar në lagjen “Varrosh në Përmet.

Policia sqaron se është grabitur dyqani i shtetasit Z. J., ku autori A. P. ka marrë një shumë parash. Ndërkohë, është shpallur në kërkim autori.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.P banues në Përmet, pasi gjatë natës në lagjen “Varrosh”, dyshohet se ka vjedhur me thyerje në dyqanin e shtetasit Z. J.

Autori ka vjedhur një shumë parash. Punohet për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.