Rama publikon pamjet nga kantieri i aeroportit të Kukësit: Brenda vitit nisim punimet dhe në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video që vjen nga kantieri i ndërtimit të Aeroportit të Kukësit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë theksoi se për shkak të situatës nga pandemia, është bllokuar gara ndërkombëtare të Aeroportit të Vlorës kur mbeteshin edhe 12 nga 60 ditë për marrjen e ofertave. Rama theksoi se brenda vitit do të kemi kantier edhe në Vlorë.

Postimi i Ramës:

???? Live nga kantieri i Aeroportit të Kukësit????
*Situata e Pandemisë ka bllokuar garën ndërkombëtare të Aeroportit të Vlorës kur mbeteshin edhe 12 nga 60 ditë për marrjen e ofertave.

Sapo të krijohen kushtet për ofertuesit ndërkombëtarë, do të rifillojë me vetëm 12 ditë të mbetura dhe besoj fort që brenda vitit do të jemi në kantier edhe në Vlorë