Replike më një portal shpifës që fallsifikon të vërtetat historike

Vladimir Kodhelaj ka replikuar në faqen e tij në facebook me portalin Saranda Ëeb që në mënyrë të turpshme ka shtrembëruar intervistën me veteranin e luftës.

Vladimir Kodhelaj ka treguar të vertetën rreth intervistës që është publikuar sot nga ky portal shpifës.

POSTIMI I PLOTË I VLADIMIR KODHELAJ

Replike per nje postim te Saranda Ëeb, lidhur me nje interviste qe nje veterane i dha vjet ne diten e çlirimit te Sarandes. Shikoni se çfare shtremberimi dashakeq qe ajo i bene si intervistuesit ashtu edhe te vertetes historike.

Kushtoini pak kohe degjimit te kater deshmimtareve okulare, ( I pari eshte Jani Vathi, intervistuar vjet nga Saranda Web, kurse tre te tjeret I kam intervistuar ne shtator 2004).qe une po prezantoj, pjesmares ne kete lufte, per te krijuar nje ide per falcifikatoret e historise qe mund te jene edhe berbere apo shites mish deri siç eshte autori i publikimit te Saranda Ëeb, nje portal, dezinformues, skandaloze dhe mashtrues.

Replika:

Degjoje mire o derdimen, ti o shitesh mishi deri, qe sot po bene nje katrahure me kete Saranda Web. Veterani thote se edhe anglezet moren pjese ne fufte per çlirimin e Sarandes. Kjo dihet, nuk eshte ndonje zbulim nga veterani. Te ndalemi tek fjalite dashakeqe qe juve keni renditur ne fillim te intervistes si: Veterani tregon te verteten e çlirimit te Sarandes. Le te qendrojme ketu.

Domethenja e kesaj fjalie eshte kjo: Deri tani ne kemi ditur historine e çlirimit te qytetit gabim, se partizanet, e dy Brigadave te XII dhe XIV, kur anglezet çlironin Saranden, luanin futboll me njeri tjetrin ne nje fushe sportive te Konispolit, se 14 veta qe u vrane, ate dite nuk ishin shqiptare, por angleze.etj. Se dyti : Saranden e çliruan anglezet.

Veterani nuk e ka thenen nje gje te tille, ja u ka deshira ta thoni ju pasi ju jeni nje alifmatrak qe nuk keni lezuar dhe nuk keni asnje njohuri nga historia. Ja historia e vertete sipas historianit Apostol Pango, shkruar tek enciklopedia, ne faqen 73 me titull ÇLIRIMI I SARANDES”.

Luftimet per çlirimin e Sarandes, u zhvilluam me 8-10 tetor 1944, nga ana e dy batalioneve te Brigades se XII dhe XIV, si dhe e ushtareve anglese qe kishin zbarkuar ne Kakome dhe Borsh. ne shtator. Ishte nderhyrja e forcave partizanene pyllin e Brodanit qe shpetuan nga azgjesimi i plote trupaT angleze qe filluan te leviznin ne segmentin rrugor Kakome – Nivice.

Forcat gjermane ishin te perqendruara ne Lekures dhe kodren e Manastirit, Vromero dhe Shenjan. duke bllokuar Qafen e Gjashtes. Ne daten 8 tetor, forcat partizane goditen forcat gjermane ne kodrat e Vromeroit, ne Qafen e Gjinos, , deri ne Vrion me qellim bllokimin e rruges automobilistike Sarande – Delvine.

Naten e 8-9 tetorit u zhvilluan fuftime ne urren e Shen Janit, mbi lumin Kalase, te cilen armiku e kaloi me veshtiresi. Ne daten 9-10 tetor artileria angleze godet armikun ne Manastir , ku shkateron dhe muret e tij.

Luftimeet me te ashpra u zhvilluan ne Qafen e Gjashtes ku gjermanet kishin dhe piken me te fortifikuar. Ne kete vend u zhvillua nje beteje e ashper ku fuftonin partizanet e batalionit te pare te Brig. XIV dhe te Brigades se XII.

Gjermanet u deryruan te braktisnin pozicionet e luftimit dhe Saranden duke lene te vrare 50 ushtare dhe rober 150, se bashku me nje oficer madhor. Nga forcat partizane rane deshmore 14 partizane dhe u plagosen 11, prej tyre. I di ti keto more Limoz, ke lexuar ndonjehere, ku ke shfletuar dhe ndonje formacion qe mezi e siguron, e intrpreton si ta do radakja tende. Me vjen keq qe shfrytezon boshllekun mediatik ne Sarande dhe gatuan ne guzhinen tende injorante, shkrime qe bien ere idiotesi, qe kane per qellim te godasin e epopene e lavdishme te LANÇlirimtare.