VIDEO/ Zëri Amerikës: Rikthehen konfliktet për Gjirin turistik të Kakomesë

Dhjetëra banorë të fshatit Nivicë, në bregdetin jugor të Shqipërisë, protestuan para Gjykatës Administrative të Gjirokastrës ndaj një vendimi gjyqësor që e transferon çështjen e tyre në Gjykatën Administrative të Vlorës.

Cështja ka të bëjë me pajisjen e banorëve me aktet e marrjes në pronësi të tokës nga Kadastra Shtetërore e Sarandës, proces që sipas banorëve po ua zvarrisin prej dy vitesh.

Banorët thonë se Agjensia e Kadastrës Shtetërore që merret me regjistrimin e pronave është në Sarandë ndaj cështja e tyre nuk mund të transferohet në Vlorë.

Një ditë më parë një gjyqtare e Gjykatës Administrative në Gjirokastër shpalli mos kompetencë ligjore për trajtimin e çështjes në Gjykatën e Gjirokastrës duke ia kaluar çështjen Gjykatës Administrative në Vlorës, pasi territori i Kakomese është pjesë administrative e Bashkisë së Himarës