’14 Maji’/ Rama: Fitojmë bindshëm, s’kemi rivalë të denjë

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë detaje mbi diskutimet sot në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Rama theksoi se PS është në hapat e fundit për përgatitjen për zgjedhjet lokale, duke përmendur regjistrimin e kandidatëve, listat e këshilltarëve dhe fushatën në zona të ndryshme të vendit.

Mësohet se më 25 mars, ditë kur edhe do të mbahet mbledhja tjetër e kryesisë, Partia Socialiste do të zyrtarizojë kandidatët për zgjedhjet lokale.

‘Mendoj që do fitojmë shumëbindshëm, por për hir të së vërtetës dua të jem i drejtpërdrejtë me ju, fitorja kur ke përballë kundërshtarë të tillë në aspektin arithmetike është minimumi.

Duhet të shkojmë përtej fitores arithmetike, të hysh në fushë me kundërshtarë që nuk janë në lartësinë e duhur dhe janë edhe të padenjë for të qenë në fushë nuk është e vështirë.

Çështja është të shkosh përtej, shifrave. Nuk ka fitore që fitohet lehtë, por gjërat nuk janë aq të vështira kur duhet të merresh me paga, me investime me ecurinë e shumë gjerave të tjera.

Kjo është challenge me të cilat duhet të përqendrohemi. Politikën e ‘Gërr- Gërrit’ duhet tja lëmë të shkuarës.’- tha Rama.