A do ta kandidojë Fatos Nanon për deputet? Rama: S’ka nevojë, ai është lideri historik i PS. Më jep këshilla

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të Asambles së PS-së, Kryeministri Edi Rama ka mohuar zërat se do të kandidojë ish-kreun e PS-së, Fatos Nano, për deputet.

I pyetur rreth kësaj, Rama e konsideroi “lajm pa lidhje”, ndërsa shtoi se Nano është lideri historik i PS dhe nuk ka nevojë të kandidojë.

Ai shtoi se Nano ka “dhënë shumë për PS dhe tani jep këshillat e tij kur ja kërkoj”.

“Fatos Nano nuk ka nevojë të kandidojë, është lideri historik i PS, ka dhënë shumë për këtë parti tani jep me zemërgjerësi këshillat  e tij kur ja kërkoj, sic do jap dhe une kur ta le kete pune.

Mos kërkoni të bëni audiencë me lajme të tilla pa lidhje”, tha ai.