Rama: Problemi më i madh i shqiptarëve quhet Ilir Meta
Kryeministri Edi Rama, pas Asamblesë së Partisë Socialiste, tha para gazetarëve se e përmendi disa herë Ilir Metën në fjalën e tij për arsye se, sipas tij, Presidenti është problemi më i madh i shqiptarëve.
“Problemi i madh mes shqiptarëve dhe të ardhmes quhet Ilir Meta dhe LSI.
Ky është problemi i madh i zgjedhjeve të ardhshme dhe mendoj se shqiptarët do t’i japin zgjidhje këtij problemi gjatë zgjedhjeve të ardhshme”, deklaroi Rama.
Kur u pyet nëse partia që ai drejton do të shtojë filtrate në mënyrë që kandidatët e saj të mos i kapë dekriminalizimi, Rama u përgjigj:
“Filtrat i ka ligji, PS-ja nuk ka dhomë torturash për të nxjerrë sekretet e errëta që mund të ketë ndonjëri. Nëse ligji të kap që nuk ke thënë të vërtetën, partia ka për detyrë të reagojë në mënyrën e duhur”.