Konferenca Mbarëkombëtare e Arkivistikës, këtë vit do të zhvillohet në Sarandë

Pas Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit, këtë vit Konferenca IV Mbarëkombëtare e Arkivistikës do të zhvillohet në Sarandë.

Ky aktivitet që do të mirëpresë arkivistët nga të gjitha trojet shqiptare, do të zhvillohet në datat 5-7 qershor 2020.

Bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Agjencisë së Arkivave të Kosovës, këtë vit i shtohet Bashkia Sarandë, pasi konferenca zhvillohet nën kujdesin e veçantë të kryetarit Adrian Gurma.

Lajmi është konfirmuar dhe nga Drejtori i Arkivave Shqiptare Ardit Bido, i cili shkruan:

“Saranda na mirëpret

Pas Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit, këtë vit Konferenca IV Mbarëkombëtare e Arkivistikës do të zhvillohet në Sarandë, që do të mirëpresë arkivistët nga të gjitha trojet shqiptare, në datat 5-7 qershor 2020.
Bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Agjencisë së Arkivave të Kosovës, këtë vit i shtohet Bashkia Sarandë, pasi konferenca zhvillohet nën kujdesin e veçantë të kryetarit Adrian Gurma.
Deri më 11 prill, çdo studiues e arkivist është i mirëpritur të dorëzojë abstraktin në shqip ose anglisht në një nga adresat: dpa@arkiva.gov.al; sokol.cunga@arkiva.gov.al; Ark.kosoves@rks-gov.net; Shpresa.mekaj@rks-gov.net”, shkruan Ardit Bido. /Sarandanews/