Prefekti i ri i qarkut të Gjirokastrës merr detyrën

Ditën e sotme është prezantuar prefekti i ri i Qarkut të Gjirokastrës Odise Kote i emëruar në këtë detyrë pak ditë më parë.

Ai zëvendësoi në këtë post ish-prefektin Astrit Aliaj i cili u shkarkuame vendim qeverie.

Kote shprehu gatishmërinë dhe besimin për të bërë të mundur realizimin e detyrave dhe përgjegjësive që mban ky post.

Më herët ai ka mbajtur detyra të rëndësishme si drejtor rajonal, përfaqësues i pushtetit vendor dhe nënkryetar i Bashkisë së Gjirokastrës.

Në ceremoni morën pjesë zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, deputeti i qarkut dhe ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi.