Mblidhet Asambleja Socialiste e bashkisë Finiq, Thoma Kallojeri kryetari i ri i PS

Mbasditen e së shtunës u mblodh në Livadhja një takim i zgjeruar i Asamblesë Socialiste i bashkisë Finiq.

Në takim morën pjesë drejtues të kësaj force politike në këtë bashki, por edhe deputeti Andrea Marto, Ministrja e Financave, Anila Dena dhe koordinatori elektoral i Qarkut Vlorë për partinë Socialiste, Afrim Qendro.

Në fjalën e tij kryetari i Partise Socialiste për Bashkinë Finiq,Thoma Kallojeri u ndal në disa nga investimet kryesore të qeverisë Rama në këtë zonë duke u fokusuar tek çelja e zyrës Arsimore në Finiq dhe investimet në infrastukturë si zërat më të rëndësishëm të investimeve .

Koordinatori elektoral i Qarkut Vlorë për partinë Socialiste Afrim Qendro tha se socialistët i kanë mundësitë dhe me punën e bërë do të fitojnë më shumë vota dhe mandate deputetësh në qarkun e Vlorës.