Notari i hekurt Ediljano Huna, di të sfidojë dhe kur nuk stërvitet në kushte jo optimale

Nga Edi Vasi

Ediljano Huna ish kampioni i moshave 14 vjeçare për vitin 2022 në stilin e lirë të garave të gjata 400m, 800m dhe 1500m.

Një kohësisht bëhet pjesë e ekipit kombëtar shqiptar dhe në kampionatin Ballkanik që u zhvillua në korrik 2023 në Beograd të Serbisë, u paraqit shumë mirë duke përfituar kohët e tij.

Në maratonën kombëtare kupa Idriz Muço që u zhvillua në 10 shtator 2023 në Sarandë., Ediliano Huna u cilësua si notari më i mirë.

Sot ai u nis drejtë qytetit bregdetar të Durrësit për të vazhduar rrugëtimin e dijes në shkollën e mjeshtërisë sportive të Durrësit .

Por sportin e bukur të notit nuk do ta lëj, ai do ta vazhdoj duke veshur fanellën e një klubi sportiv tjetër ,të ekipit Teutës që i afronë kushte më të mira dhe shpërblim financiar të konsiderueshme.

I uroj Edit suksese në shkollë e të kapi majat më të larta në not!!!!