Kantieret e Rilindjes Mjedisore/ Landfilli në Sherishtë të Vlorës, zgjidhje e qëndrueshme për menaxhimin e integruar të mbetjeve

Në Sherishtë të Vlorës ka nisur puna për ndërtimin e landfillit të ri me standarde europiane, që do të presë mbetjet urbane të gjeneruara nga Bashkia Vlorë dhe Selenicë, për një mjedis të pastër e për të ardhmen e sigurtë të gjeneratave që do të vijnë.

Duke prezantuar një nga kantieret e Rilindjes Mjedisore, Kryeministri Edi Rama garantoi se “nuk do të ndalemi këtu”.

“Do të vijojmë me këtë projekt madhor në fazën 2 me kapsulimin e landfillit ekzistues, që në fakt është veçse një gropë e madhe plehrash dhe do të përmbyllim venddepozitimet jashtë çdo standardi, për të vijuar punën tonë të Rilindjes Mjedisore për zgjidhje të qëndrueshme të menaxhimit të integruar të mbetjeve”, tha ai.

Rama tha se “siç kemi bërë edhe në Elbasan, Fier dhe Tiranë, edhe në këtë vepër do të ndërtojmë një impiant riciklimi, pasi për ne, ndryshe nga sa bërtasin ata që janë të mirë për asgjë dhe që e lanë Shqipërinë një mal me plehra, rruga jonë e integrimit është me punë dhe jo me fjalë”.

Përfitues nga ky investim janë bashkia Vlorë dhe bashkia Selenicë. Dy landfillet kanë një kapacitet prej 580 mijë m3. Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura ka një kapacitet 75m3/ditë, ndërsa impianti i riciklimit dhe paketimit 55 mijë ton në vit.

Po ashtu parashikohet ndërtimi i 50 kontenierëve nëntokësor në zonën turistike të Lungomare. Projekti do të realizohet me teknologji bashkëkohore dhe standarde europiane.

♻️ Kantieret e Rilindjes Mjedisore – Në Sherishtë të Vlorës kemi nisur punën për ndërtimin e landfillit të ri me…

Posted by Edi Rama on Tuesday, October 6, 2020