Disiplina dënon ekipin U 17 të Butrinit, ja arsyeja

Komisioni i Disiplinës mori vendimet për javën e kaluar në futbollin vendas.

Disiplina ka dënuar ekipin e Butrintit U-17, të cilët pas mos paraqitjes në sfidën kundër Elbasnit e humbin atë në tavolinë.

“KF Butrinti U-17, për mos paraqitje në ndeshjen kundër FK Elbasani U-17, në bazë të Nenit 109/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit”, thuhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës./Sarandanews.com/