20 deputetët e Kuvendit që jetojnë me qira, 2 prej tyre nga Saranda dhe Delvina

Janë 20 deputetë që vijojnë të marrin çdo muaj rreth 340 USD për rimbursim të qirasë së banesës në Tiranë, ndonëse jetojnë këtu prej vitesh.

Mes tyre nuk janë vetëm deputetët e rinj që vijnë nga qarqet e tjera përveç Tiranës por edhe personazhe që më herët kanë pasur poste te rëndësisshme në qeveri.

Një prej personazheve që jetojnë me qera është ish-zv.kryeministrja Senida Mesi, megjithatë nuk mungojnë as socialistë të tjerë.

Qiraxhinjtë” e Kuvendit janë: Eugen Bojaxhiu, Selami Jenishehri, Senida Mesi, Ediola Braha, Nimet Musaj, Kostaq Papa, Luan Harusha, Enada Kapllani, Arlind Çacani, Edmond Leka, Xhevi Bushaj, Halil Jakimi, Edlira Bode, Fadil Nasufi, Fatmir Velaj, Fatjona Dhimitri, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Ervis Meço dhe Artemis Malo.

Ndërsa ndryshe nga kolegët e tij deputeti Artur Roshi ka marrë gjatë muajt korrik 2020 një pagesë prej 3 mijë lekësh për fjetje në hotel.

Të gjitha shpezimet e mësipërme nuk përfshihen në pagën bazë prej 156,770 lekëve në muaj.