Nga e enjtja maska me detyrim edhe jashtë/ Gjoba nga 2-5 mijë lekë kush nuk e respekton! Kontrollet nga Policia e shtetit dhe Bashkiake

Prej ditës së enjte maska do të jetë me detyrim dhe kush nuk do të respektojë do të gjobitet.

Burime bënë me dije se masa administrative do të jetë nga 2 mijë deri në 5 mijë lekë, por vendimi do të merret të mërkurën në mbledhjen e qeverisë.

Gjoba do të vendoset në faturën e dritave për shkelësit, ndërsa për bizneset do jetë në mënyrë tradicionale.

Ditën e mërkurë do të publikohet akti normativ me detajet e vendimit më të fundit të qeverisë. Më herët, qeveria ka vendosur që gjoba për mos mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura të jetë 2 mijë lekë.

Kontrollet do të bëhen nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake.