Ja sa turistë solli në Sarandë kroçieria e parë për këtë vit “La Belle Dell’Adriatique”

Në portin e Sarandës u ankorua pak ditë më parë kroçera e parë e këtij viti.

Sarandanews.com ka mësuar se kroçiere ka pasur gjithësej 44 turistë francezë.

“La Belle Dell’Adriatique”, e cila prej disa vitesh është bërë pjesë e guidave turistike detare ka nje gjatësi 110 metra.

Turistët e organizuar në grupe dhe nën kujdesin e operatorëve turistikë vizituan Parkun Kombëtar të Butrintit. /Sarandanews.com/