Shqipëria në 24 orët e fundit: 147 raste të reja me Covid, 53 të shëruar dhe dy viktima

Autoritetet thanë sot se nga 830 testime, plot 147 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Në raportimin e 24 orëve të fundit thuhet se 53 qytetarë janë shëruar ndërsa kanë ndërruar jetë dy pacientë të infektuar.

Mësohet se ë të dy spitalet po trajtohen 199 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 830 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 147 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 53 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet COVID, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar dy qytetarë, një 59 vjeçar nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Elbasani. I shprehim ngushëllimet familjarëve.