OFL ‘shigjeton’ në Gjirokastër dhe Tepelenë, kush janë 4 të dënuarit për drogë dhe rrëmbim që kanë 48 orë kohë

OFL u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 4 të dënuarve në Gjirakostër dhe Tepelenë, për Kultivim të bimëve narkotike, prodhim e shitje droge si dhe për rrëmbim personi.

Në ‘shënjestër’ janë Artur Vela, Leonard Koçi, Bejeko Toto, Idris Selimi, të cilët kanë 48 orë kohë të plotësojnë formularin.

Njoftimi i policisë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. V., banues  në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi i personit”, kryer në bashkëpunim;

L. K., banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

B. T., banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

I. S., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.