Nelaj: Pishina tek Ekokampusi t’i jepet ekipit të notit të Sarandës. Alush Çukarin ta stimulojmë me një ndihmë

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Sarandës, Mehmet Nelaj, gjatë mbledhjes së djeshme ka deklaruar se për 30 vite ekipi i notit të Sarandës noton në Durrës dhe Tiranë.

Ai ka kërkuar që pishina tek Eko-Kampusi që është duke u ndërtuar, t’i jepet ekipit të notit të Sarandës, në mënyrë që notarët të stërviten aty në dimër dhe verë.

Ai i kërkoi gjithashtu bashkisë së Sarandës që për notarin e talentuar Alush Çukari, i cili e ka përfaqësuar Sarandën me dinjitet në maratonat brenda dhe jashtë vendit, t’i jepet një dëmshpërblim financiar.