Gjykata e Lartë lë në burg Fredi Belerin, rrëzohet rekursi

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin, duke rrëzuar rekursin ku ky i fundit kërkonte lirinë.

Vendimi u dha sot në dhomën e këshillimit nga gjyqtari Sander Simoni.

Më herët ishte Gjykata e Posaçme e Apelit që la në qeli Belerin, i cili më 14 maj u zgjodh kryebashkiak i Himarës.

Kujtojmë që më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, Beleri u arrestua pas dyshimeve për blerje votash.

Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.