Nga ankesat për shitje tek falenderimet për bashkinë, flasin tregtarët e Sarandës

Tregtarët në tregun ushqimor në Sarandë, janë ankuar për mugesën e blerjeve në këtë periudhë pandemie.

Ata kanë falenderuar bashkinë sa i përket masave të marra.

“Masat janë të mira, por puna nuk është siç ka qenë”, shprehet një tregtare.

“Jemi shumë të kënaqur, kemi një kryetar shumë të mirë, ka vendosur masa shumë të mira që është për mbrojtjen tonë”, deklaron një tjetër tregtare.

“Këtë herë ishte një rënie goxha drastike. Çmimet tashmë kanë rënë, janë futur dhe prodhimet vendase”, thekson një tjetër tregtare. /Sarandanews.com/