Çfarë investimesh parashikon projekt-buxheti i vitit 2022 për Sarandën?

Projekti I buxhetit të Bashkisë për vitin 2022 është kthyer në buxhet, pas votës së Këshllit Bashkiak, në mbledhjen e mbajtur më 22 dhjetor 2021.

Kryetari I Bashkisë, Adrian Gurma, e prezantoi projekbuxhetin e vitit të ardhshëm, si dokumentin që mundëson vendosjen e standarteve të larta në shërbimet publike e në infrastrukturë më bashkëkohore, siç i kërkon industria e turizmit, që është promotore e ekonomisë kombëtare dhe asaj vendore.

Kreu I Bashkisë Gurma, u ndal në disa veçori të projektit të paraqitur për miratim.

Ato lidhen me planifikimin me rritje 5% të burimeve nga të ardhurat vendore, me rritjen me 10% më shumë të shpenzimeve për vitin 2022, rritje që u cilësua se është e përballueshme nga të ardhurat e veta, nga tarifat dhe taksat e mirëmenaxhuara. Ndër shërbimet e mbështetura më fuqishëm nga buxheti i vitit të ardhshëm, u veçua ai I pastrimit dhe përpunimit të mbetjeve në të gjithë territorin e Bashkisë, në mbështetje të nismës për mjedis të pastër.

Mbështetje më të plotë i jep projektbuxheti I vitit 2022 investimeve, të cilat zenë 28% të buxhetit, ku përparësinë e kanë ato që u evidentuan në 12 dëgjesat publike. E po ashtu, buxhetohen me 35% rritje veprimtaritë social-kulturore dhe eventet lokale, si dhe politikat sociale e ato në sektorin e bujqësisë.

Këto karakteristika dalluese të projektbuxhetit 2022, u vlerësuan edhe nga këshilltarët, përmes fjalës së kryetarëve të komisione vet ë Këshillit Bashkiak e nga diskutimet e veçanta të disa prej këshilltarëve bashkiakë.

Ndërkohë, ata drejtuan edhe një varg pyetjesh, për të cilat u dhanë përgjigje shteruese nga Kryetari I Bashkisë dhe nga drejtuesit e drejtorive përkatëse. Shqyrtimi i projektbuxhetit në Këshillin Bashkiak, u shoqërua edhe me mjaft propozime të dobishme të bëra nga këshilltarë bashkiakë.

Me vlerësimin e mjaft prej propozimeve të bëra si të dobishme, projektbuxheti i ri mori votën pro të këshilltarëve të pranishëm, shoqëruar me kërkesën që në variantin përfundimtar të reflektojnë edhe propozimet më thelbësore.

Në seancën e shqyrtimit dhe miratimit të projektbuxhetit, asistoi edhe Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, çka ndodh për herë të pare.

Prania e tij reflekton vëmnendjen e posaçme që Qeveria i jep kërkesës që në projektbuxhetet e vitit që vjen të mbështetet fuqishëm nisma për mjedis të pastër në të gjithë vendin.