EKSKLUZIVE/ Rama u shpërndanë raportin deputetëve: Alket Hyseni ndër më aktivët në rrjetet sociale

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për fushatën elektorale për vitin 2021 ku do kërkojë të marrë një mandat të tretë.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një mbledhje me deputetët, duke iu kërkuar të reflektojnë dhe të angazhohen maksimalisht për zgjedhjet.

Ndërkohë, ka pasur dhe një debat mes Ramës dhe deputetëve.

Burime të sigurta për Sarandanews.com kanë bërë me dije se Rama i ka kritikuar deputëtet të cilët nuk janë aktiv në rrjetet sociale.

Ai u ka shpërndarë dhe një raport se cili deputet është më shumë aktiv dhe cili jo.

Në raportin e siguruar nga Sarandanews.com, deputeti Alket Hyseni është ndër më aktivët në rrjetet sociale.

Me një faqe me rreth 23 mijë ndjekës, Hyseni është aktiv me postime dhe shpërndarjet partiake.

Ndërsa, deputeti Andrea Marto është pasiv me rrjetet sociale. /Sarandanews.com/