“Dhunë në familje” dhe i jepte makinës në gjëndje të dehur, policia Sarandës arreston 2 persona
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi i një shtetasi 52 vjeç, banues në Sarandë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, për veprën penale “Dhunë në familje”.
. . . . . . . . .
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të një shtetasi 45 vjeç, banues në Krane, Sarandë.
Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, u kap duke drejtuar mjetin tip “Toyota” në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.