Mbi 50 mijë votues, PS drejt mandatit të 3 në Gjirokastër

Partia Socialiste pritet të marrë 3 mandate në qarkun Gjirokastër. Drejtuesi politik i PS-së ka bërë një reagim, ku falenderon votuesit.

“Faleminderit për të gjithë votuesit e qarkut Gjirokastër që sot morën pjesë në zgjedhje dhe demonstruan kulturë demokratike e qytetari në këtë proces kaq shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë. Tani është koha që numërimi dhe nxjerrja e rezultatit të kryhet po me të njëjtën maturi. Jam besimplotë se Shqipëria nuk do të kthehet prapa. Ne do të dalim faqebardhë nga këto zgjedhje!”, shkruan Çuçi.

Në qarkun Gjirokastër votuan sot 50 mijë 224 votues.