Hariz Mema politikë me vdekjen e mamisë: Pasiguria e infermierëve dhe mjekëve në Sarandë dhe Shqipëri është shumë e madhe

Kryedemokrati i Sarandës, Hariz Mema, ka bërë politikë me humbjen e jetës së mamisë Adelina Rizvani, e cila pas shtatë ditësh në spital nuk arriti që të mbijetojë duke ndërruar jetë në moshën 57- vjeçare.

Shkak i humbjes së jetës së Adelina Rizvanit u bë një aksident me ambulancë në Sarandë,

pasi kishte ndjekur një rast lindje në spital dhe po transportohej me ambulancë për në shtëpinë e saj, por u përplasën me një makinë tip “BMW X5”.

Përmes një postimi në Facebook, Hariz Mema shkruan se pasiguria e infermierëve dhe mjekëve në Sarandë dhe Shqipëri është shumë e madhe

“Dje humbi jetën një qytetare model në Sarandë, zonja Adelina Rizvani.

57-vjeçarja luftoi për jetën për rreth 7 ditë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të shpëtonte dot.

Adelina Rizvani ishte mami në maternitetin e Sarandës.

Në emrin tim dhe të Degës së PD-së Sarandë, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve të së ndjerës!

Pasiguria e infermierëve dhe mjekëve në Sarandë dhe Shqipëri është shumë e madhe”, shkruan Mema. /Sarandanews.com/