Adrian Gurma takim me drejtuesit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare: Mbështetja jonë do jetë maksimale

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e shkollave të mesme dhe ato 9-vjeçare.

Fokusi i bisedës ka qenë tek viti i ri shkollorë dhe mbështetjen e bashkisë stafet pedakogjike dhe nxënësit.

“Me drejtuesit e shkollave të mesme dhe ato 9-vjeçare të Bashkisë sonë, diskutuam mbi përgatitjet e fundit për fillimin e vitit të ri shkollor, duke i siguruar në të njëjtën kohë për përkrahje dhe mbështetje maksimale ✅

Suksese e vit të mbarë shkollor për të gjithë?”, shprehet Gurma.

Viti i ri shkollor do të nisë këtë të hënë. Një vit i pazakontë për shkak të masave të marra ndaj virusit Covid-19.

Bashkia Sarandë ka punuar që mbarvajtja e mësimit të jetë e sigurtë për mësuesit dhe nxënësit. /Sarandanews.com/

Me drejtuesit e shkollave të mesme dhe ato 9-vjeçare të Bashkisë sonë,diskutuam mbi përgatitjet e fundit për fillimin e…

Posted by Adrian Gurma on Friday, 11 September 2020