Vijon revolta në Kakavijë, qytetarët vendosin gurë për të bllokuar rrugën atyre që vijnë nga Greqia

KAKAVIJË- Emigrantët që kanë 3 ditë që presin në radhë për të kaluar në Greqi kanë nisur revoltën. Sipas informacioneve mësohet se ata kanë nisur të bllokojnë rrugën për të gjithë ata që futen nga Greqia në Shqipëri.

Ata shprehen se nuk do lejojnë asnjë të kalojë, pa u zgjidhur më parë problemi i tyre.

Më herët në shenjë proteste qytetarët dolën nga makinat dhe bllokuar rrugën për disa minuta.

Protesta vjen në një kohë kur në pikën kufitare të Kakavijës, situata është bërë shumë alarmante. Vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distance rreth 20 kilometra që nga pika kufitare.

Qytetarët po qëndrojnë mes diellit dhe nuk dihet se kur mund të kalojnë kufirin.