Bashkia Delvinë nderon mësuesin Seniciot Anastas Xuxi

Një dimension i eventit “Traditë, Kulturë, Shije Delvinjote”, organizuar nga Bashkia e Delvinës në këtë mesgushti, ishte edhe evokimi i vlerave të trashëguara në fushën e kulturës dhe arsimit.

Ajo që përfaqëson prrsonaliteti i Anastas Xuxit nga Senica, në fushën e mësimdhënies, të drejtimit të institucioneve arsimore dhe të kulturimit të brezave të nxënësve dekada më parë, ka marrë vlerësimin e Kryetares së Bashkisë, zonjës Majlinda Qilimi.

Anastas Xuxi është nderuar (pas vdekjes), me Çertifikatën “Mirënjohja e Qytetit”, me motivacionin: “Për kontributin e vyer gjatë gjithë përvojës profesionale si mësues, në arsimimin dhe edukimin e brezave, si dhe për gjallërimin e jetës kulturore nëpërmjet grupeve artistike të shkollave, të ngritur dhe të drejtuar prej tij”.

Në ceremoninë w dorëzimit të Çertifikatës “Mirënjohja e Qytetit” për Anastas Xuxin, ndodheshin familjarë të tij, si dhe banorë nga fshati Senicë.

Kostaq Xuxi, i biri dhe vazhdues i traditës arsimore e kulturore të të atit, ka falenderuar Kryebashkuaken Majlinda Qilimi për vlerësimin.