1 milion euro të deklaruara, Alket Hyseni ndër deputetët më të pasur të Parlamentit

Sot në “Opinion” janë publikuar shifrat që tregojnë se kush janë politikanët më të pasur në Shqipëri, me pasuri të deklaruar deri në vitin 2019.

I pari në listë është kryetari i PSD-së, Tom Doshi me 30 milionë euro të deklaruara, ndërsa vendin e dytë e mban ish-deputeti i PD në Vlorë, agron Shehaj, me 23 milionë euro pasuri të deklaruar.

Vendin e tretë e mban Agron Çela i LSI, ndërsa të tjerët janë të gjithë deputetë të PS, nga 5.3 deri në 1 milionë euro më i “varfëri”.

Bie në sy emri i deputetit Fate Vela i cili ka 1.4 milionë euro pasuri, por që janë në koleksione artistike.

Gjithashtu, në listën e deputetëve të pasur është dhe Alkrt Hyseni me 1 milion euro të deklaruara.

143866379_175758900987891_4619247876054302293_n.png