Arben Çipa: Vera e këtij viti në Sarandë do jetë magjike

Anëtari i Këshillit Bashkiak dhe Kryetar i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë, Arben Çipa ka komplimentuar punën që është bërë në transformimin e shëtitores së Sarandës.

Çipa shkruan se vera e këtij viti në Sarandë do jetë magjike.

“Saranda fantastike per veren e 21-shit do te jete magjike”, nënvizon Çipa.

Këtë të martë në shëtitoren e Sarandës nisi mbjella e pishave, që i ka dhënë një pamje fantastike. /Sarandanews.com/