FOTO/ Zjarret përfshijnë edhe Ksamilin

Një zjarr është aktivizuar pak minuta më parë në Ksamil.

Zjarri ka shpërthyer në një zonë të pandërtuar në hyrje të Ksamilit, e cila në vitet e komunizmit ka qenë ullishte.

Zjarrfikëset e Sarandës po shkojnë drejt vendngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.