Adrian Gumra me banorët e fshatit Gjashtë: Diskutime për buxhetin e ri dhe projketet e ardhshme

Fshati Gjashtë ishte ndalesa e radhës për dëgjimin e zërit të banorëve, si nevojë për buxhetim me pjesëmarrje.

Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma tregoi për vëmendjen dhe investimet në rritje nga ana e Bashkisë për këta banorë, duke përmendur përmirësimet në infrastrukturë e urbanizim.

Ai tha se për vitin e ardhshëm mbështetja finanaciare do të jetë më e madhe, duke ftuar të pranishmit të thonë çfarë ata vlerësojnë si priotitete.

“Me banorë të fshatit Gjashtë, në një diskutim të të publik mbi projektbuxhetin e 2023, për punët e bëra dhe për projektet, që kemi për të ardhmen”, nënvizon kryebashkiaku Adrian Gurma.

Diskutimi me banorët e fshatit Gjashtë, ishte i hapur dhe përmes tij erdhën shqetësimet e komunitetit.

Zgjidhja e më të rëndëdishmeve prej tyre, do të reflektohen në projektbuxhetin e vitit 2023 për këtë fshat, që konsiderohet vazhdim dhe prezantim i qytetit të Sarandës.