Mihal Kokëdhima del nga burgu, takohet me Artan Hoxhën: Shet peshk në Porto Palermo. Me shtetin, ujin dhe zjarrin mos u kruaj se të bëjnë gjëmën
“Nostalgji…kater vite me pare ne Porto Palermo.. E mbani mend Mihalin?! E takova dje. Vazhdon te shesë peshk, koce dhe levrek nga rezervati i tij, ne Port Palermo, me nje Benz 250 te ndryshkur.. Eh mor Mihal, Mihal!! Mire burgun qe e bere tamam, po te rrafshuan restorantin megjithe hotel, per 5 levreke rezervati…qe nje miliarder spanjoll, nuk pati leke te holla ne xhep, te ti paguante… I prishe imazhin e turizmit elitar, udheheqesit dhe… Prandaj thote populli:”Me zjarrin, ujin dhe shtetin mos e krruaj, se te bejne gjemen…”, shkruan Hoxha.
Historia e Mihal Kokëdhimës një vit më parë trazoi turizmin dhe politikën në Shqipëri. Pronari i restorantit “Panorma” në Porto Palermo, pati një incident me një grup turistësh spanjoll. Sipas Policisë dhe Prokurorisë sherri kishte nisur për një faturë që nuk ishte paguar nga turistët dhe pronari i restoranTit, Kokëdhima, i kishte kërcënuar. Kokëdhima në atë kohë u arrestua dhe dënua, dhe një ditë pas incidentit, teksa turistët morën lule nga ministri Blendi Klosi, fadromat e IKMT i shembën hotelin dhe restorantin.