Flamur Golemi: Gjirokastra e Saranda do të jenë më afër se kurrë, do të kenë një ofertë të përbashkët turistike
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, ishte i pranishëm në nisjen e punimeve të tunelit Delvinë-Kardhiq.
“Me Kryeministrin Rama sot në kantierin e rrugës Kardhiq-Delvinë, aty ku ka nisur puna për ndërtimin e tunelit e që do ta bëjë të aksesueshëm këtë aks për ata që duan të lëvizin drejt Sarandës.
“Kjo rrugë do të ketë një impakt të madh për jugun e vendit. Gjirokastra e Saranda do të jenë më afër se kurrë, do të kenë një ofertë të përbashkët turistike.
Zona rurale në aksin e kësaj rruge do të njohë një zhvillim të madh e të mezipritur. Vërtet investimi nisi gati 13 vjet më parë, por është vullneti dhe vizioni i kësaj qeverie për ta finalizuar. Dhe do të finalizohet”, shkruan Golemi.