DETAJET/ 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë në Sarandë, kanosi e plagosi një person. Ja veprat penale që rëndojnë mbi të 

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës, pasi një ditë më parë dyshohet se është konfliktuar fizikisht dhe ka kanosur shtetasin A. F.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Sarandës, duke marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i riu Edmond Abazi po përballet me drejtësinë.

32-vjeçari rezulton me precedent të shumëfishtë dhe me rrezikshmëri të lartë.

Ai ka qenë i dënuar për vjedhje, plagosje, armëmbajtje, shkelje të rregullave të qarkullimit, etj.