Familja serbe vjen të pushojë në Sarandë, shqiptarët i gërvishin makinën me fjalët ofenduese

SARANDË– Një familje serbe kishte vendosur që t’i kalojë pushimet në jugun e Shqipërisë, por nuk është mirëpritur aspak mirë nga vendasit.

Disa shqiptarë në Sarandë kanë gërvishtur makinën me targa serbe.

Në foton e sjellë në redaksinë e “Shqiptarja.com”, familja serbe është ofenduar me fjalë fyese shumë të rënda.

Ata kanë zhgarravitur në makinë fjalët: “Ta q*fsha atë k*rvën serbe”.

Mësohet se automjeti ka qenë i parkuar, ndërkohë që familja serbe po pushonte në plazh.