Zjarrfikësit e Sarandës në gatishmëri, apelojnë për përgjegjshmëri nga të gjithë
Ekipi i zjarrfikësve në sektorin e Sherbimit të Mbrojtjes nga Zjarret në Sarandë është tashmë në pikën kulmore të kryerjes me përgjegjësi të misionit të tij për të qenë në gatishmëri në çdo rast emergjence.
Sektori i shërbimit të mbrojtjes nga zjarri ka marrë të gjitha masat e nevojshme për përballimin me sukses të situatës së zjarreve në këtë verë të nxehtë.
Kjo është bërë edhe me një program pune të detajuar, u shpreh përgjegjësi i Sektorit të Sherbimit të Mbrojtjes nga Zjarri, Nasibi Hasanllari, ndërsa bën apel qytetarëve për kujdes në vendgrumbullimet e mbetjeve për të shmagur veprimet nga persona të papërgjegjshëm që u vënë flakën atyre duke krijuar në shumë raste edhe probleme shqetësuese për banorët.